Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Franca jep 12 milionë euro për të prekurit nga tërmeti tragjik në Siri

Shkruar nga Newsbomb
Franca jep 12 milionë euro për të prekurit nga tërmeti

Franca ka premtur se do të dhurojë 12 milionë euro si ndihmë për populin sirian të prekur nga tërmeti tragjik i së hënës.

Sipas medieve të huaja paratë do të shpërndahen “në koordinim me organizatat joqeveritare dhe Kombet e Bashkuara, në të gjithë zonat e prekura nga tërmetet.

Kjo u bë e ditur nga François Delmath, një përfaqësues i Ministrisë së Jashtme franceze, duke sqaruar se kjo nuk ndryshon “qasjen politike” të Francës ndaj regjimit të Bashar al-Asad.

Tërmeti tragjik me magnitudë 7.8 i shkallës Rihter goditi mëngjesin e së hënës Turqinë dhe Sirinë, duke shkaktuar të paktën deri më tani mbi 19.300 viktima dhe mijëra të plagosur.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll