Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
0.5kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
16 °
Enj
20 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Franca do të kthejë ambasadorin në SHBA pas telefonatës së Macron me Joe Biden

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Franca do të kthejë ambasadorin e saj në SHBA javën e ardhshme pas telefonatës së presidentit Emmanuel Macron me presidentin Joe Biden, lidhur me mosmarrveshjen për nëndetëset.

Ngërçi diplomatik u krijua kur Australia anuloi një kontratë për të blerë nëndetëse nga Franca, në favor të një aleance të re të sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe.

Sipas njoftimit të zyrës së Macron, të dy udhëheqësit do të takohen muajin e ardhshëm pas bisedës telefonike në të cilën Biden ra dakord që konsultimi me Francën para shpalljes së paktit të sigurisë Aukus, mund të kishte parandaluar një ngërç diplomatik.

Franca tërhoqi ambasadorin e saj pasi SHBA, Australia dhe Britania njoftuan për një marrëveshje të re të mbrojtjes javën e kaluar. 

Sipas marrëveshjes, Australia do të anulojë një kontratë miliarda dollarëshe për të blerë nëndetëse franceze me naftë, duke i zëvendësuar ato me anije amerikane me energji bërthamore.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img