Hapësire reklamuese

Bota

Franca dhe Italia arrijnë marrëveshje paraprake për çështjen e emigrantëve

Shkruar nga Newsbomb

Franca dhe disa vende të tjera të BE-së, përfshi edhe Italinë kanë arritur një marrëveshje për propozimin e ri lidhur me migracionin gjatë samitit të liderave të BE-së.

Lajmin e ka bërë me dije një diplomat francez, i cili tha se vende të tjera që e mbështetën propozimin janë Malta, Spanja dhe Hollanda, edhe pse një zëdhënës i qeverisë holandeze më vonë tha se vendi i tij nuk ishte pjesë e propozimeve të reja që erdhën pasi Roma bllokoi një marrëveshje të mëparshme.

Diplomati francez tha se liderat kanë bërë përparime në idenë e “qendrave të kontrolluara”, apo ngritjes së kampeve për refugjatët që iu refuzohet azili, jashtë territorit të BE-së.

Shqipëria, Bosnja Tunizia dhe së fundi Maroku kanë hedhur poshtë mundësinë për t’u bërë shtet pritës për refugjatët. Ndërsa detajet nga propozimi i ri janë ende të paqarta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu