Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

FOTOT: Ky është çifti që u vra në Tiranë, Arsen Muskurti qëlloi vëllanë dhe kunatën për agjencinë e udhëtimeve, çonin besimtarë në Mekë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dritan dhe Nora Muskurti, prindër të tre fëmijëve të mitur janë vrarë pasditen e kësaj të marte në biznesin e tyre në Tiranë, në rrugën “Islam Alla”. Ata u vranë nga vëllai i Dritanin, shtetasi Arsen Muskurti, me të cilin ishin në konflikt prej kohësh.

Paraprakisht, bëhet me dije se dy vëllezërit kishin hapur një agjenci udhëtimesh dhe çonin besimtarët myslimanë në vendin e shenjtë, në Mekë. Konfliktet për pronësinë kanë bërë që sot Tirana të tronditet nga ngjarja e rëndë, ku vëllai ka vrarë vëllanë dhe kunatën.

Dëshmitarët dhe pronarët e bizneseve të tjera aty pranë që i njihnin palët, janë shprehur se viktimat janë pikërisht Dritan Muskurti dhe bashkëshortja e tij. Ata kanë parë dhe autorin, Arsen Muskurtin, duke u larguar me armë zjarri.

Kanë tentuar ta ndalojnë por kur kanë parë që ai ishte i armatosur, janë larguar dhe ata dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë. Autori është larguar nga vendngjarja bashkë me armën e krimit dhe deri tani nuk është mundur të ndalohet.

Dritan Muskurti raportohet se kohë më parë kishte kërkuar mbrojtje në Polici, pasi i frikësohej një sulmi nga i vëllai, autori i sotëm Arsen Muskurti.

Çifti i viktimave, Dritan dhe Nora Muskurti

“Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”,  dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe shtetases N. M., 33 vjeçe (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Tiranës.

Në vendin e ngjarjes ka prezencë të lartë të punonjëseve të Policisë, hetues të krimeve të Tiranës, vetë shefi i Komisariatit nr.3 dhe kryepolici i Tiranës Lenc Panganika, ndodhen në vendin e krimit. Familjarë të viktimave kanë shkuar gjithashtu në rrugën ku ndodhi vrasja.

Arsen Muskurti, autori i vrasjes ne Tirane

Lexo edhe 1: Të shtëna me armë zjarri te “Rruga e Kavajës” në Tiranë, dyshohet për dy të plagosur

Lexo edhe 2: TRONDITËSE / Vëllai vret vëllanë dhe kunatën te “Myslym Shyri”, konflikti për pronësinë e agjencisë turistike

Lexo edhe 3: Tronditet Tirana, vëllai vret vëllanë dhe kunatën brenda biznesit familjar (EMRAT)

Më shumë




spot_img








spot_img