Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FOTOT: Kush janë 4 të paraburgosurit që tentuan të arratisen nga Burgu i Fierit

Shkruar nga Newsbomb
Dan Hutra, Martin Kapllani, Geraldo Veizaj dhe Feti Kovaçi janë katër të paraburgosurit që qëndrojnë aktualisht në Burgun e Sigurisë së Lartë në Fier dhe këtë të enjte, datë 4 Janar, kanë tentuar të arratisen duke sharruar hekurat e dritares. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se ka zbuluar në kohë tentativën falë kontrolleve të rrepta dhe e ka dërguar rastin në Prokurorinë e Fierit, për 41 vjeçarin Dan Hutra dhe tre të paraburgosur të tjerë. Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara. Dan Hutra është person i dyshuar për kryerjen e katër vrasjeve, kurse tre bashkëpunëtorët e tij janë të dyshuar për veprën penale të "Vjedhjes". Lexo edhe: Dan Hutra sharron dritaren dhe tenton arratisjen nga Burgu i Sigurisë së Lartë Fier Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Riza Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara. Të dhënat paraprake tregojnë për bashkëpunim ndërmjet të katër të burgosurve, për thyerje të sigurisë dhe tentativë arratisje. Stafi i sigurisë ka kryer kontrolle të hollësishme të elementëve të sigurisë, në të gjithë burgun.

Por cilët janë katër të burgosurit që tentuan të arratisen nga Burgu i Sigurisë së Lartë Fier:

  1. Dan Riza Hutra
Dan Hutra Dan Hutra Shtetasi Dan Hutra, i biri Riza dhe Mislime, i datëlindjes 01.08.1982, lindur në Kukës dhe banues ne Kodër Kamëz, Tiranë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me histori të përsëritur kriminale, me Vendimin Nr.466 Regj.Them, datë.04.03.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e  veprave penale, “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/c-22, si autor dyshuar për vrasjen e katër personave.
  1. Martin Adhurim Kapllani
Martin Kapllani Martin Kapllani Shtetasi Martin Kapllani, i biri i Adhurim dhe Rezarta, i datëlindjes 24.12.2003, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin Nr.62-2023-4189, datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.
  1. Geraldo Bajram Veizaj
Geraldo Veizaj Geraldo Veizaj Shtetasi Geraldo Veizaj, i biri i Barjam dhe Luiza, i datëlindjes 04.07.2004, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin Nr.62-2023-4189, datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.
  1. Feti Arben Kovaçi
Feti Kovaçi Feti Kovaçi Shtetasi Feti Kovaçi, i biri Arben dhe Dëshira, i datëlindjes 20.02.1996, lindur dhe banues ne Vlorë, Lgj. “24-Maji”, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i ardhur më datë 21.10.2023, nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me (Shkurtim-Vendimi) Nr.476, datë 21.10.2023, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese