Hapësire reklamuese

Politikë

FOTOT/ I shoqëruar nga Linda dhe Zaho, zbulohet vendi ku shkoi Edi Rama pas Asamblesë

Shkruar nga Newsbomb
FOTOT/ I shoqëruar nga Linda dhe Zaho, zbulohet vendi ku shkoi Edi Rama pas

Pasi shkarkoi disa prej ministrave të kabinetit të tij dhe bëri pjesë disa të tjerë në kabinetin e tij qeveritar, kryeministri Edi Rama shkoi në premierën e filmit “ Thesaret e Adriatikut-Shqipëria”.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i tyre, Zaho, kryeministri Rama u fotografua jashtë ambienteve të kinemasë Millenium, në Tiranë, për të parë shfaqjen e dokumentarit të BBC “Thesaret e Adriatikut – Shqipëri” me Bettany Hughes.

I pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Britanisë në vendin tonë, Alastair King-Smith, i cili është filmuar teksa bisedon me Ramën. Gjithashtu në premierën e këtij dokumentari kanë marrë pjesë edhe ministrat, Elisa Spiropali, Anila Denaj, Ervin Mete, Mirela Kumbaro, Elva Margariti dhe Belinda Balluku.

[gallery link="none" size="full" td_select_gallery_slide="slide" td_gallery_title_input="© Credits facebook.com/ukinalbania" ids="733390,733392,733393,733394,733395,733396,733397,733398"]

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste njoftoi ndryshimet në kabinetin qeveritar. Rama propozoi ndryshime në disa ministri duke larguar përfundimisht disa emra, duke bërë rokad me të tjerë apo duke sjellë edhe emra të rinj.

Ogerta Manastirliu iku nga Ministria e Shëndetësisë dhe mori drejtimin e Ministrisë së Arsimit, duke larguar kështu Evis Kushin. Ministra e Shëndetësisë iu besua Albana Koçiut.

Ministrja e Bujqësisë u vendos Anila Denaj, duke larguar kështu  Frida Krifcën. Ministër i Jashtëm u vendos  Igli Hasani, ndërsa u la pa një post Olta Xhaçka. Delina Ibrahimi u largua nga Ministra e Financave dhe shkoi në Ministrinë për Sipërmarrjen, ndërsa drejtimin e Financave e mori Ervin Mete.

Një tjetër emër i ri ka qenë ai i Arbjan Maznikut, i cili u propozua si ministër i Shtetit për Pushtetin vendor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese