Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fotot e të arrestuarve për kokainën në Fier, publikohen dhe pamjet nga ajri të operacionit të SPAK

Shkruar nga Newsbomb

430 kg kokainë dyshohet se është sasia e kapur mbrëmjen e djeshme në një operacion të SPAK në fshatin Frakull e Madhe të Fierit. Droga ishte tretur në thasë me pleh kimik, me një ngarkesë totale 24 ton bashkë me kokainën që do veçohej në një laborator në Shqipëri.

Në pranga ka rënë ish-kryetari i Komunës Frakull Viktor Çervanaku, në shtëpinë e të cilit u gjetën thasët me pleh dhe kokainë. Po ashtu, të arrestuar janë dhe djali i tij Denilson Çervanaku dhe e fejuara e tij, Enxhi Ferhati.

Viktor Çervanaku me te birin, Denilson Çervanaku

Të arrestuar janë dhe katër të rinj me precedentë të mëparshëm penalë. Ata janë ndaluar në Rrugën e Arbrit me një makinë Range Rover, duke ardhur në drejtim të Fierit, në vendin ku u gjet sasia e drogës. Më poshtë, janë Bledar Matoshi e Klajdi Vrioni (Kodra).

Bledar Matoshi dhe Klajdi Vrioni (Kodra)

Ndërkohë, Policia e Shtetit, e cila sot ka marrë vlerësime maksimale nga drejtuesi i SPAK Arben Kraja dhe prokurori i kësaj strukture që ndoqi hetimet, Adnan Xholi, ka publikuar pamjet nga ajri. Aty duket momenti kur efektivët dhe hetuesit kanë mbërritur në shtëpinë në Frakull, si dhe momenti kur ndalohen katër të rinjtë në Rrugën e Arbrit.

Dalin EMRAT: Këta janë 10 shqiptarët e arrestuar për kokainën në Fier, vlera, 40 milionë euro

Lexo edhe: 600 kg pleh kimik dhe kokainë/ Arrestohet ish-kryekomunari në Fier, pranga dhe djalit e të fejuarës së tij, në kërkim “eksperti” kolumbian

Lexo edhe: SPAK zbardh operacionin në Fier: Dhjetë shqiptarë të arrestuar, u kap 24 TON pleh kimik me kokainë! Erdhi nga Kolumbia

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll