Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
32 °
Die
32 °
Hën
31 °
E enjte, 18 Gusht, 2022
spot_img

FOTOT/ Deputeti Saimir Korreshi “braktis” Lulzim Bashën, bën fushatë në Lushnje me kandidatin e Sali Berishës?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit me dy kandidatë për çdo bashki. Një përfaqëson PD e drejtuar nga Lulzim Basha dhe tjetri “fraksionin” e Sali Berishës, i cili është futur në koalicion me LSI dhe ka përzgjedhur kandidatët e vetë për 6 bashkitë.

Në Lushnje PD ka si kandidat Indrit Sefën, ndërsa Grupi i Rithemelimit Elton Banon.

albsig

Në redaksinë e newsbomb.al kanë mbërritur disa foto që tregojnë se deputeti i PD Saimir Korreshi mbështet dhe bën fushatë për kandidatin e Sali Berishës, Elton Bano. Sipas dërguesit, fotot janë shkrepur dje në Lushnje dhe Korreshi shihet krah Banos duke takuar banorë të qytetit.

Por pas një verifikimi të bërë nga ana jonë, del se fotot e Korreshit me Elton Banon janë bërë 31 mars 2021 dhe nuk janë aktuale. Po ashtu, nga verifikimet e newsbomb.al ka dalë se dërguesi është një mbështetës i Sali Berishës dhe Grupit të Rithemelimit. Më poshtë dhe fotot që ai ka dërguar në redaksi.

Nuk është i qartë qëllimi se përse denoncuesi i ka dërguar këto foto për Korreshin dhe Banon, kur vetë është mbështetës i Sali Berishës dhe tenton të diskreditojë kandidatin e këtij të fundit. Po ashtu ne po pasqyrojmë dhe fotot e ndara vetë në rrjetet sociale në mars të viti 2021, nga deputeti Saimir Korreshi dhe mbështetësit e tij.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img