Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

FOTOT/ Bashkia nis aksionin e madh të pastrimit të Bregut të Lumit, mjetet e rënda largojnë mbetjet

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion të madh për pastrimin e gjithë zonës së Bregut të Lumit. Prej tri ditësh, mjetet e rënda të Bashkisë së Tiranës sëbashku me punëtorët janë duke punuar me intensitet për largimin e mbetjeve të hedhura pa kriter nga qytetarë të papërgjegjshëm.

Ky aksion i gjerë pastrimi do të vazhdojë edhe ditët në vijim gjer në pastrimin e plotë të zonës.

Qytetarët që jetojnë pranë zonës së njohur si Bregu i Lumit kanë shpëtuar tashmë prej përmbytjeve që pësonin thuajse pas çdo shiu. Ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e gjithë kësaj zone me ndërtimin e skarpateve dhe pritave në gjithë gjatësinë e Lumit të Tiranës ka eliminuar përmbytjet.

Në tetor 2013, 513 familje të cilat jetonin në zonën e Bregut të Lumit u përmbytën, ndërkohë që pas punimeve nga administrata e re e bashkise, pas vitit 2015, dalja e lumit nga shtrati është një histori e së shkuarës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img