Valentina Teodoroseku është avokatja e re që ka marrë përsipër mbrojtjen e Sali Berishës në Gjykatën e Posaçme. Pas një sage më shumë se tre ditore për vlerësimin e masës së sigurisë, avokatja e shtetit ka pranuar përfaqësimin e ish-kryeministrit.
Mirëpo, ashtu si avokati Artan Simoni që u përjashtua si mbrojtës ligjor i shtetit sepse kishte bërë një postim që "shënjestronte" Berishën dhe në këto kushte nuk mund ta përfaqësonte në gjyq, edhe Teodoroseku duket se nuk është një mbështetëse e Berishës.
Ajo shkruan në llogarinë e saj në Facebook se "Ka punuar në Hetuesi", ndërsa mes postimeve që ajo shpërndan bien në sy ato për kryeministrin Edi Rama, shkruan newsbomb.al.
[caption id="attachment_749607" align="alignnone" width="1006"] Kategoria e punesimit e shenuar nga avokatja Valentina Teodoroseku ne Facebook[/caption]
Lexo edhe: Merr fund saga e gjyqit: Sali Berisha urdhërohet të paraqitet në GJKKO 2 herë në muaj
Ky fakt është konstatuar edhe nga mediat pranë Berishës, ndërsa avokati Genc Gjokutaj u shpreh se vendimi i sotëm për vlerësimin e dy masave të sigurisë ndaj Sali Berishës është marrë "si në diktaturë" dhe pa u lexuar fare aktet e dosjes.
Saga e gjyqit ndaj Sali Berishës në Gjykatën e Posaçme
Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi ishin dy avokatët e autorizuar nga Sali Berisha, por ata braktisën seancën pasi nuk u pranua kërkesa e tyre për përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtares Irena Gjoka. Në kushtet kur dy avokatët braktisën përfaqësimin, u caktua si avokat shteti Artan Simoni.
Ky i fundit u përjashtua nga vetë Gjykata e Posaçme sepse kishte bërë disa postime në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, të cilat pretendohej se "shënjestronin" Sali Berishën, shkruan newsbomb.al.
[caption id="attachment_749608" align="alignnone" width="762"] Avokatja e caktuar kryesisht nga shtetit, Valentina Teodoroseku[/caption]
Avokate kryesisht për mbrojtjen e Sali Berishës në seancën për konfirmimin e masave të sigurisë "Detyrim paraqitje" dhe "Ndalim i daljes jashtë vendit", u caktuan Rabije Cenalia dhe Jalldyz Kastrati. Ish-kryeministri tha në konferencë për mediat se nuk i njihte dy zonjat.
Por njëra prej tyre, Jalldiz Kastrati, nuk është një emër i panjohur në botën e politikës. Ajo rezulton të ketë qenë dikur kandidate për deputete e LSI, sot Partia e Lirisë, me kryetar Ilir Metën, ndërsa avokatja tjetër Rabie Cenalia raportohet se është një mbështetëse e Partisë Demokratike.
Kur u futën në ambientet e Gjykatës së Posaçme, Cenalia dhe Kastrati u thanë mediave se do të merrnin përsipër përfaqësimin e Sali Berishës, duke i dhënë fund sagës gjyqësore për masën e sigurisë.
[caption id="attachment_749610" align="alignnone" width="2560"] Postimet ne Facebookun personal te Valentina Teodorosekut[/caption]
Mirëpo, rreth orës 17.30 u njoftua se Gjykata e Posaçme kishte përfunduar me sukses seancën për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Sali Berishës, dhe ky i fundit urdhërohej të paraqitej para oficeres së Policisë Gjyqësore dy herë në muaj, shkruan newsbomb.al.
Lexo edhe: Njëra ish-kandidate e Metës për deputete,tjetra përkrahëse e PD! Berisha për avokatet
Po ashtu, u mësua se avokate mbrojtëse nuk kishin qenë Rabije Cenalia dhe Jalldyz Kastrati, pasi këto të fundit kishin kërkuar dy ditë kohë për t'u njohur me aktet e dosjes dhe në mungesë të kësaj kohe Gjykata e Posaçme vendosi të mos merrte parasysh kërkesën dhe përfaqësimin e tyre.
Avokate mbrojtëse nga ana e shtetit ishte caktuar kryesisht Valentina Teodoroseku dhe ajo ka bërë përfaqësimin e shtetasit Sali Berishës në seancë.
//Newsbomb.al