Ukraina prej më shumë se tre javësh vijon të jetë nën sulmet dhe bombardimet e forcave ruse.
OKB bëri me dije se deri më tani më shumë se 800 civilë kanë mbetur të vrarë nga shpërthimet dhe lëshimet e raketave, ku mes viktimave janë dhe 109 fëmijë.
Ditën e sotme autoritetet vendase vendosën 109 karroca bosh në Lviv për të simbolizuar fëmijët që janë vrarë gjatë pushtimit rus.
