Hapësire reklamuese

Bota

FOTOLAJM/ Vajzat afgane shkojnë në shkollë, një ditë pasi talebanët morën Kabulin

Shkruar nga Newsbomb

Foto e mësipërme është bërë virale në rrjet dhe shumë shpejt ka përfunduar në faqet e para të mediave botërore. Në të, duken disa vajza afgane që janë rrugës për në shkollë, një ditë pasi luftëtarët talebanë morën Kabulin.

Disa e konsiderojnë shpresëdhënëse dhe ngushëlluese foton, për faktin se tregon se jeta vazhdon në Afganistan. Por nga ana tjetër, shumë analistë kanë shtruar dhe pyetjen: Sa do të zgjasin këto liri për gratë dhe vajzat?

Talibanët kanë thënë se të gjitha pjesët e shoqërisë do të kenë liri civile në sundimin e tyre. Por analistët thonë se është shumë herët për të besuar në premtime të tilla.

Ndërkohë, shumë qytetarë afganë i kanë thënë BBC se muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë dhe ata nuk e dinë nëse diçka aq e thjeshtë sa dërgimi i fëmijëve në shkollat ​​moderne do të jetë i mundur apo jo.

Vajzat afgane duke shkuar ne shkolle

Sondazh

Poll