Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur prej javësh turin e tij të ndalesave dhe dëgjesave me demokratët në gjithë Shqipërinë, për të diskutuar me ta për situatën ku ndodhet vendi dhe platformën e tij për të ardhmen.
"Kënaqësi të isha sot në familjen e Pjetër Lulit, i persekutuar politik në fshatin Gurëz të Kurbinit. Biseduam për hallet dhe problemet e familjeve të atyre që u përballën me diktaturën dhe mbajtën gjallë shpresën për liri e demokraci", shkruan Basha.
Mustafa Martinaj ne krye te tavolines ku Basha bisedon me demokratet e Kurbinit
Kryedemokrati ka ndarë dhe fotografi nga pritja që i është rezervuar në familjen në fjalë, ndërsa të pranishëm aty janë dhe banorë të tjerë të Kurbinit.
Mes tyre, në krye të tavolinës mediat kanë identifikuar dhe zotin Mustafa Martinaj, babai i një prej personave që është kthyer në kryelajm prej më shumë se një viti, qëkur është zhdukur pa gjurmë. Bëhet fjalë për babain e Ervis Martinaj.
Lulzim Basha ne Kurbin, ne kembe babai i Ervis Martinaj
Mustafa Martinaj shihet teksa diskuton me Lulzim Bashën dhe banorët e tjerë të zonës së Kurbinit që janë mbledhur për të pritur kryedemokratin, ndërsa në moment tjetër shfaqet pranë Bashës dhe me gotën e rakisë në dorë, shkruan newsbomb.al.
Mustafa Martinaj ne krye te tavolines ku Basha bisedon me demokratet e Kurbinit