Hapësire reklamuese

Bota

FOTOLAJM/ Senatori amerikan bën "selfie" me Scholz dhe tregon ngjashmërinë e frikshme

Shkruar nga Newsbomb
Senatori amerikan Chris Coons ka realizuar një fotografi selfie me kancelarin gjerman Olaf Scholz, duke nxjerr në pah ngjashmërinë e frikshme. Mediat gjermane i kanë etiketuar ata me epitetin "doppelgänger", kuptimi i së cilës është ngjashmëria pothuajse identike mes dy personave. Fotografia është shkrepur në rezidencën e ambasadorit gjerman në Uashington dhe menjëherë pas publikimit, ka pushtuar faqet e mediave ndërkombëtare. Coons, një demokrat 60 vjeçar nga shteti amerikan i Delaware, iu bashkua Scholz-it për darkë së bashku me anëtarë të tjerë të Kongresit të SHBA-së. Dy politikanët kanë një ngjashmëri të jashtëzakonshme me tipare identike të fytyrës, gjatësi dhe të modelit të flokëve. Senatori Coons dhe kancelari Scholz Senatori Coons dhe kancelari Scholz Senatori amerikan Chris Coons dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, janë takuar dhe më parë në Forumin Ekonomik Botëror të vitit të kaluar në Zvicër. "Shkëlqyeshëm të shoh përsëri doppelgänger-in tim", ka shkruar kancelari Scholz në X, ndërkohë që senatori amerikan ka shkruar “A është kështu? (kush është kush)”, duke qëndruar në të majtë të fotografisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese