Hapësire reklamuese

Social Bomb

FOTOLAJM/ Saimir Korreshi me dorën e fashuar në Kuvend dhe mbi karrigen e ministres

Shkruar nga Newsbomb
FOTOLAJM/ Saimir Korreshi me dorën e fashuar në Kuvend dhe mbi

Seanca plenare në Kuvend është anuluar këtë të enjte, ende pa nisur. Shkak është bërë bllokimi i foltores nga Sali Berisha dhe më pas shkuarja e deputetëve opozitarë në tryezat e kabinetit qeveritar. Socialistët vendosën të iknin, sapo Felaj njoftoi mbylljen e punimeve.

Lexo edhe: Socialistët ikin, opozita përmbys karriget dhe “formon” kabinetin e ri qeveritar

Deputetët demokratë që mbështesin grupimin e Sali Berishës shkuan në vendet e ministrave dhe në kushtet kur transmetimi ishte mbyllur, dolën "live" me celularët e tyre në llogaritë në Facebook.

Ajo që binte në sy, ishin karriget e kthyera përmbys të ministrave, ose deputetët që ishin ngjitur sipër tyre. Një ndër ta është dhe Saimir Korreshi i Lushnjës, i cili edhe përse me dorën e fashuar ka rrezikuar duke u ngjitur mbi karrigen e ministres Delina Ibrahimaj.

 Lexo edhe: Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 26 deputetëve të opozitës

"I PERJASHTUAR nga Pardhia Kamuniste Edverjane. Shoke kamuniste ne te tilla raste jua permbledheshim", shkruan ai mbi pamjet e publikuara në Facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese