Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

FOTOLAJM/ Qarkorja e Ministrisë së Brendshme e vitit 1947, në Shqipëri: HASHASHI përdoret gjatë rritjes së foshnjave, shitet lirisht në treg

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, publikon një Qarkore të Ministrisë së Brendshme të datës 16 prill 1947 e cila tregon se që në atë kohë hashashi ka qenë problem për vendin tonë. Madje, si përdorej gjatë rritjes së foshnjave, për t’i vënë në gjumë.

“Një ndër veset shumë të këqija të vendit t’onë, në lidhje me rritjen e foshnjeve, është dhënja e Hashashit, fuqia dejëse e të cilit përdoret për të qetësue fëmij që qajnë ose janë të çqetësuem. Shitja e tij ushtrohet lirisht në treg, veçanërisht në ditë pazari”, thuhet ndër të tjera në Qarkoren e publikuar nga Drejtoria e Arkivave.

Siç tregon ky dokument, qeveritë shqiptare të mesluftës dhe pasluftës ishin të shqetësuara nga ky fenomen, që shoqërohej me shitjen në pazaret javore të kësaj bime narkotike. Deri në vitet 1950, ky ishte një prej problemeve më të mprehta shoqërore.

Dokument: Qarkore e Ministrisë së Shëndetësisë, më 16 prill 1947.

Më shumë

spot_img
spot_img