Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

FOTOLAJM/ Protesta e opozitës, studiuesi gjerman Fischer krah Tabakut dhe Rushajt

Shkruar nga Newsbomb
FOTOLAJM/ Protesta e opozitës, studiuesi gjerman Fischer krah Tabakut dhe

Protesta kombëtare e opozitës e cila u zhvillua pasditen e sotme para Kryeministrisë bëri bashkë qyetarë të thjeshtë, deputetë, demokratë, ish-politikanë dhe intelektualë.

Në protestën e sotme të opozitës mori pjesë edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Pavarësisht se më herët ajo ka refuzuar bashkimin me Rithemelimin dhe grupin mbështetës të Gazment Bardhit, sot ajo dha prezëncën e saj në protestë.

Në foton e publikuar në Facebook nga rektorja Zana Guxholli, e cila mori pjesë në protestën e opozitës duken Jorida Tabaku, ish-kreu i grupit parlamentar të PD-se Alfred Rushaj si edhe historiani dhe studiuesi i njohur gjerman i historisë shqiptare Bernd J. Fischer.

Protesta e opozitës e thirrur nga grupi i Rithemelimit dhe partitë e tjera opozitare nisi rreth orës 17:40. Në këtë protestë kanë mbajtur fjalën disa nga deputetët dhe ish-deputetët e PD. Fjalën i pari e mori Luçiano Boçi, por edhe Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi. Në fund përmes një video-konference, mbajti fjalën e tij edhe kryedemokrati Sali Berisha.

Më pas kur gjithçka dukej sikur mbaroi, mjete piroteknike të rrezikshme, gurë dhe shashka u hodhën në drejtim të efektivëve që u bënë gardh para Kryeministrisë. Asnjë nga drejtuesit e opozitës nuk i ka ndaluar protestuesit, por i kanë lejuar ata që të sulmojnë policët.

Nga ana e këtyre të fundit, nuk ka pasur në asnjë moment reagim, përveç rritjes së nivelit të gatishmërisë për çdo përshkallëzim të mundshëm, shkruan newsbomb.al.

Në protestën e opozitës që zgjati rreth dy orë protestuesit hodhën në drejtim të efektivëve që ishin bërë gardh për kryeministrinë, mjete piroteknike të rrezikshme, gurë dhe shashka. Më shumë se 10 shishe me benzinë (të ashtuquajtura bomba molotovë) u hodhën drejt Policisë dhe shkallëve të Kryeministrisë.

Lexo edhe: Me pjesëmarrje masive, përfundon protesta e opozitës

Situata e tensionuar nisi menjëherë pas fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha, kur u duk se protesta përfundoi, por protestuesit nisën të hidhnin gurë, shashka dhe sende të tjera drejt policëve.

Policia e Shtetit ka pas informacione për akte të dhunshme në këtë tubim të parë të opozitës, pas bashkimit të fraksioneve kryesore të saj, por fatmirësisht tensionet nuk kanë vazhduar për shumë gjatë.

Lexo edhe: Shtëpia podium për Sali Berishën: Qëndrestarë, ju jeni uragani i lirisë! Nder paçi gjithmonë

Lexo edhe: Jorida Tabaku e Alfred Rrushaj “braktisin” Bashën, i bashkohet protestës së Berishës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese