
Rrugët e Tiranës, bar-kafetë dhe fast-food-e vijojnë të jenë të mbushura, pavarësisht se jemi në ditët e para të gushtit, ku shumë qytetarë kanë nisur pushimet.
Mesa duket kryeqyteti ynë nuk boshatiset as në verë dhe as në dimër dhe kjo falë turistëve të shumtë, vendas dhe të huaj. Tirana po i afrohet çdo ditë e më shumë Europës, në shumë aspekte, ku një ndër to është pikërisht dhe kultura e të ushqyerit.
Në një foto të siguruar nga Newsbomb.al, shihet sesi qytetarët presin në radhë në një nga piceritë e kryeqytetit që të lirohen vendet për t’u ushqyer.
Sondazh
Poll