Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTOLAJM/ Ndërtesa monument kulture e Radio-Tiranës rrethohet me skela, asnjë tabelë informuese përreth

Shkruar nga Newsbomb
FOTOLAJM/ Ndërtesa monument kulture e Radio-Tiranës rrethohet me

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar disa foto nga ndertesa monument kulture e Radio-Tiranës, e rrethuar me skela.

Por siç shihet edhe nga fotot nuk ka asnjë tabelë informuese, që e kërkon rregulli i Bashkisë, për të kuptuar se për çfarë punimesh bëhet fjalë konkkretisht.

Sipas Forumit mbetet ende mister dhe e pasqaruar nga institucionet përkatëse se çfarë po ndodh pas skelave.

“Rrethohet me skeleri ndertesa monument kulture e Radio-Tiranes. Duke qene se nuk ka asnje tabele informuese, sic e kerkon rregulli i bashkise Tirane, mbetet mister cfare po ndodh pas skelave.”-shkruan Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll