Hapësire reklamuese

Social Bomb

FOTOLAJM/ Kryeministri i parë shqiptar, por me bekim nga Serbia

Shkruar nga Newsbomb
Talat Xhaferi ka marrë zyrtarisht sot detyrën si kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ndërsa mediat sociale janë mbushur me pamje nga votimi dje në Kuvend dhe takime e urime të ndryshme të politikanëve shqiptarë në Shkup. Madje, një detaj i gjetur ishte dhe shkrimi në kravatat që mbanin politikanët Ali Ahmeti, vetë Talat Xhaferi dhe të tjerët. "Kryeministri shqiptar, 28.01.2024", shkruhej në kravatat e tyre. Kravatat e Ali Ahmetit dhe Talat Xhaferit, brand serb Kravatat e Ali Ahmetit dhe Talat Xhaferit, brand serb Por një detaj që ka shpëtuar nga këto kravata është ai i firmës që i ka prodhuar. "MARUSKA" shkruhet në etiketën e tyre dhe nga një kërkim në internet del se bëhet fjalë për një kompani apo brand serb për kravata, veshje, stampa dhe vula të ndryshme. Maruska, serbian brand Maruska, kompania serbe qe ka prodhu kravatat e Ahmetit dhe Xhaferit Edhe në llogaritë zyrtare dhe në rrjetet sociale "MARUSKA" njofton me krenari se është një kompani brand serbe që prodhon produkte të bëra me dorë. Epo mesa duket, kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ka marrë së pari bekimin e Serbisë...
 
View this post on Instagram
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese