Krerët e dy shteteve tona shqiptare, pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit në sheshin historik të Vlorës, janë ulur bashkë në një nga kafet e qytetit bregdetar.
Në takimin vëllazëror shihen të jenë presidentët Vjosa Osmani e Bajram Begaj, kryeministrat Albin Kurti e Edi Rama, dhe dy kryetarët e Kuvendeve, Lindita Nikolla dhe Glauk Konjufca. Të gjithë u panë të buzëqeshur nga ky takim relaksues.