Hapësire reklamuese

Politikë

FOTOLAJM: Kongresi i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi shfaqet në krah të kryeministrit Rama

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi është shfaqur sot krah kryeministrit Edi Rama, në Kongresin e Partisë Socialiste.

Ruçi, i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit pas zgjedhjeve të 25 Prillit të vitit të kaluar, nuk ka munguar sot, gjatë këtij eventi të rëndësishëm për socialistët, dhe mesa duket atij i kanë rezervuar vendin e veçantë në krah të kryeministrit Rama.

Në Kongresin e sotëm marrin pjesë në total 1007 delegatë. Më herët, ministrat për rreth 2 orë patën takime në shesh me qytetarët duke u ndarë në 5 forume të ndryshme, që nga bujqësia, politika e jashtme, energjia, shëndetësia e rinia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu