Hapësire reklamuese

Social Bomb

FOTOLAJM/ Kjo është fanella zyrtare për festën e kualifikimit të Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb

Shqipëria është zyrtarisht e kualifikuar në Euro 2024. Festa kuqezi pushton çdo cep të botës ku flitet shqip, falë Kombëtares shqiptare që mori pikën e nevojshme përballë Moldavisë. Heronjtë kuqezi do të rikthehen këtë mbrëmje në atdhe dhe pritja sigurisht do të jetë e zjarrtë.

Pas ndeshjes me Ishujt Faroe ku do të synohet fitorja për vendin e parë në grup, FSHF do të organizojë një festë të madhe ku mijëra tifozë do t’i bashkohen lojtarëve kuqezi për të festuar këtë sukses historik.

Newsport.al zbulon edhe bluzën e cila do të jetë simboli i kësaj feste. Një fanellë e kuqe me trofeun e Gjermani Euro 2024 dhe shkrimin “Po ku ka si ti o Shqipëria ime”.

Fanella zyrtare për festën e kualifikimit në Euro 2024 Fanella zyrtare për festën e kualifikimit në Euro 2024

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese