Hapësire reklamuese

Sporti

FOTOLAJM/ Kamera fikson vajzat e gazetarit shqiptar me fanellat kuqezi, gjithë stadiumi në Amerikë i duartroket

Shkruar nga Newsbomb
FOTOLAJM/ Kamera fikson vajzat e gazetarit shqiptar me fanellat kuqezi,

Emocione të forta janë shënuar gjatë ndeshjes së New England Revolution dhe Charlotte FC në Gillette Stadium. Këto emocione janë shtuar edhe më tepër në momentin që dy vogëlushet e gazetarit shqiptar Flamur Vezaj janë shfaqur në ekranin e madh të stadiumit.

Të gjithë tifozët, shqiptarë dhe amerikanë kanë nisur t'i duartrokasin dy vajzat që mbanin veshur me aq krenari fanellat kuqezi të Kombëtares.

Vetë gazetari ka ndarë fotografitë e kapura nga ky moment magjik për të voglat e tij. Emocione të mëdha për Flamurin dhe gjithë shqiptarët e pranishëm në stadium, për momentin special kur Anura dhe Ajla u shfaqën në ekranin e madh të "Gillette Stadium" me bluzat kuqezi.

“Kur Anuara & Ajla dolen ne ekranin e madh me bluzat e kombetares shqiptare ?? gjate ndeshjes mes New England Revolution dhe #Charlotte FC ne Gillette Stadium”, shkruan ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese