Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama, është shfaqur sot para Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ku u thirr për arsye që mbeten ende të paqarta.
Në fotot e publikuara nga gazetarja Anila Hoxha, ish-kryebashkiaku shihet para SPAK-ut, ndërsa në xhepin e pantallonave ka një 2 mijë lekëshe, e cila është gati duke i rënë në tokë.
“Ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës ishte aq i emocionuar kur po hynte në prokurori, sa dhe 2 mijë lekëshja që kishte në xhep deshi të dalë nga astari”, shkruan gazetarja.