Hapësire reklamuese


Politikë

FOTOLAJM/ Inceneratori i Tiranës shkatërroi 15 hektarë pa leje, sa 30 “Air Albania”

Shkruar nga Newsbomb

Sa 30 fusha të stadiumit “Air Albania” është sipërfaqja e shkatërruar nga dherat e kompanive të ndërtimit, të cilat i kanë paguar pronarëve të inceneratorit të Tiranës më shumë se 60 milionë euro taksa.

Sipas Kryemadhit nga pamjet satelitore të publikuara, Erion Veliajt ka lejuar që nga Tetori i 2019 deri në Nëntor 2023 të shkatërrohet pltësisht një sipërfaqe prej 150,000 m2, pranë vendit ku kishte marrë leje kompania që do ndërtonte inceneratorin e Tiranës.

“Këto janë matjet satelitore që ne kemi përdorur. Pra e shikoni, në Korrik 2019 kemi liqeni, kodra, pyje. Shikoni sesi janë zhdukur. Liqenet bëhen tokë dhe toka bëhet mal. Këto janë të gjitha dhera të depozituara nga firmat e ndërtimit, jashtë inceneratorit dhe jashtë pikave të koordinatës së inceneratorit.

Janë 15 hektarë tokë e Bashkisë së Tiranës, të zaptuara. Madhësia e sipërfaqes është sa 30 fusha “Air Albania”. Në bazë të Nenti 19 të kontratës, në bazë të penaliteteve, Koncesionari nuk i paguan shtetit 8.5 milionë euro penalitete”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Fotomontazh: Siperfaqja e shkaterruar nga dherat e shkarkuar nga firmat e ndërtimit, 150,000 m2 sa 30 fusha te "Air Albania" NewsBomb.al Siperfaqja e shkaterruar nga dherat e shkarkuar nga firmat e ndërtimit, 150,000 m2 sa 30 fusha te "Air Albania"

Lexo edhe: Monika Kryemadhi për sekuestrimet e SPAK: Asnjë pronë e imja, por të inceneratorit!

Lexo edhe: Imazhet satelitore: 150,000 m2 në Tiranë pa leje, “inceneratori” thau liqenet

Lexo edhe: Kryemadhi firmos live kallëzimin e ri për Inceneratorin e Tiranës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese