Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTOLAJM/ Hapet dhe një shkollë e re shqipe në Zyrih

Shkruar nga Newsbomb

“Shkolla Shqipe” në Zvicër, me mbështetje të Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, hap edhe një pikë tjetër shkollore të mësimit të gjuhës, kulturës e historisë shqiptare në qytezën Seebach, Kanton Zyrih.

Mësimi në këtë shkollë zhvillohet çdo të mërkurë nga mësues Ardjan Shaqiri.

Po ashtu, nxënësve të kësaj shkolle të re u janë dhuruar dhe tekstet shkollore të botuara nga QDB dhe të dërguara nga MEPJ e Shqipërisë në përfaqësi. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, i uron mësuesit, Ardjan Shqiri dhe nxënësve të tij suksese në këtë rrugëtim drejt dijes. 

Ambasada e Shqipërisë, u bën thirrje të vazhdueshme gjithë prindërve dhe fëmijëve në moshë shkollore të bashkohen në këtë përpjekje për të ruajtur e promovuar gjuhën, kulturën, traditat e historinë Atdhetare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu