Hapësire reklamuese

Social Bomb

FOTOLAJM/ Guardia di Finanza publikon pamjet e operacionit antidrogë, shqiptarët i identifikon me "Shqipërinë e Madhe"

Shkruar nga Newsbomb
FOTOLAJM/ Guardia di Finanza publikon pamjet e operacionit antidrogë,

Eriseld Hoxhaji, Ledi Hoxhaji dhe Emiljano Hoxhaji, janë tre nga shqiptarët e arrestuar sot në Itali, në një operacion të madh antidrogë. Në total u sekuestruan 430 kg kokainë dhe hashash.

Guardia di Finanza ka publikuar në faqen zyrtare pamjet e operacionit dhe të gjitha rajonet dhe provincat ku ishin të shpërndarë 16 anëtarët e grupit. Video tregon dhe Shqipërinë, për të identifikuar tre nga trafikantët shqiptarë që janë prangosur.

Mirëpo, aty është një element që bie menjëherë në sy.

Shqipëria shfaqet bashkë me Kosovën dhe trojet e tjera arbërore. Pra, Guardia di Finanza njeh "Shqipërinë e Madhe", duke mbuluar me flamurin kuqe zi trojet shqiptare në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, si dhe Çamerinë. (Video - 0.55)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu