Seanca plenare e kësaj të hëne nisi sërish me kaos, me deputetët e opozitës që bënë të çmos që seanaca të mos zhvillohej normalisht.
Që në nisje të fjalës së kryeparlamentares, Lindita Nikolla, deputetët e opozitës hodhën tymuese, përplasën tavolinat me duar dhe bllokuan foltoren me karrige, për të penguar zhvillimin e seancës, e cila u mbyll brenda 14 minutave.
Lexo edhe: Deputetët e opozitës sabotojnë seancën në Kuvend, zgjat vetëm 14 minuta
Deputeti, Flamur Noka, u përjashtua nga seanca e sotme parlamentare, pas tensioneve të krijuara nga opozita në Kuvend. Përveç tymusve, Flamur Noka ndezi edhe letra në parlament.
U desh ndërhyrja e Gardës që të shuante letrën me zjarr të Nokës. Ky i fundit pasi e ndezi letrën e hodhi te karriget dhe tavolinat e deputetëve.
Kjo nuk është hera e parë që Flamur Noka përjashtohet nga Kuvendi. Deputeti demokrat është përjashtur edhe disa herë të tjera për shkelje të etikës, pasi ka shkaktuar rrëmujë në Kuvend.
Sot në fokus të diskutimeve pritej të ishin problematikat e zgjedhësve që deputetët kanë evidentuar në terren gjatë javës së gjelbër, por dështoi.