Drejtuesi Madhor i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija, prokurorët e gatshëm të Elbasanit dhe drejtuesi i Policisë së këtij qarku, Ilir Proda janë nisur me urgjencë dhe ndodhen aktualisht në Burgun e Peqinit.
Prania e zyrtarëve më të lartë të Policisë së Shtetit dhe vetë drejtorit të Burgjeve tregon për seriozitetin e lartë të ngjarjes së ndodhur në IEVP Peqin.
Nëse sapo na jeni bashkuar në këtë raportim të newsbomb.al, bëjmë me dije se pas mesditës së kësaj të premteje në ambientet e Burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin ka nisur një konflikt i ashpër mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm.
Fillimisht, është raportuar se i dënuari përjetë Sokol Mjacaj i kishte marrë armën e shërbimit një nga efektivëve të burgut, e kishte plagosur atë dhe më pas kishte marrë peng stafin e kuzhinës.
Lexo edhe: Sokol Mjacaj qëllon me armë efektivin e Burgut të Peqinit dhe merr peng stafin
Policia me urgjence drejt Burgut te Peqinit
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë me dije se nuk ka asnjë pengmarrje apo përplasje mes stafit dhe të dënuarve, por vetëm një konflikt i ashpër mes personave që vuajnë dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, me njëri-tjetrin.
Lexo edhe: Sherr mes të dënuarve përjetë në Peqin, raportohet për të plagosur dhe viktima
Duke qenë se konflikti ka nisur rreth një orë më parë dhe vendngjarja është një institucion i sigurisë së lartë për vuajtjen e dënimit, edhe informacionet që dalin prej andej janë minimale. Megjithatë, ajo që dihet është se Burgu i Peqinit ka kërkuar ndihmë.
Mjetet e drejtuesve te Policise me urgjence drejt Burgut te Peqinit
Ngjarja vjen disa orë pasi ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se kishte firmosur urdhrin për të transferuar në regjimin special "41BIS", të riun nga Dukagjini Sokol Mjacaj.
27 vjeçari është një nga tre personat që është përfshirë në konflikt të ashpër me të dënuarit e tjerë në ambientet e ajrosjes së burgut. Të plagosur raportohet se janë të dënuarit Arben Lleshi dhe Ilir Xhakja, shkruan newsbomb.al.