Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka mbledhur këtë të hënë deputetët socialistë dhe u ka kërkuar të angazhohen gjatë diskutimeve në Kuvend, për zhvilluar një "debat cilësor". Kjo mbledhje vjen në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar.
“Për këtë sesion dua sidomos edhe qasjen që duhet të ketë grupi ynë në lidhje me integrimin. Në kushtet kur kemi një agjendë europiane tashmë, fokusi nuk është vetëm te qeveria, por edhe te institucionet e tjera kushtetuese", tha Çuçi ndër të tjera.
Mirëpo, teksa kreu i grupit u fliste të vetëve për angazhimin në Kuvend, në këtë sesion të ri, deputetët shihen me kokat ulur duke parë rrjetet e tyre sociale. Apo mos ndoshta kolegët kanë qenë duke i mbajtur shënim në celularët personalë porositë e Çuçit?!
Mbetet për t'u parë qëndrimi gjatë javëve të ardhshme në Kuvend, për të kuptuar nëse deputetët socialistë e kanë kuptuar mesazhin për "debat cilësor"...
[caption id="attachment_775914" align="alignnone" width="2048"] Mbledhja e Grupit Parlamentar te PS - 15 Janar 2024[/caption]