Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Fotoja PROVOKUESE e Vuçiç, goditja e FORTË e Ditmir Bushatit: Nuk çuditemi, media jonë strehon ata që mbështesin copëtimin e Kosovës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

edf33fcc78bbdc38b03e8ee43a9e4d96

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiç postoi në “Instagram” një foto të hartës së Kosovës me simbolin serb.

Kjo foto ngjalli reagime të shumta nga personalitete, artistë dhe qytetarë të cilët dënuan veprimin e presidentit Vuçiç në një kohë që Kosova është e pavarur.

Vuçiç fotografinë e ka shoqëruar me mesazhin “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”.

Brenda fotos mendohet se shkruhet: “Kosova nuk është barra jonë, por është kryqi jonë, nga kryqi është me mirë, se sa poshtë tij, ringjallja shifet. Rroft serbija”

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati ka dënuar ashpër një veprim të tillë. Ai shkruan se nuk duhet të çuditeni, për sa kohë që hapësira jonë mediatike “strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje ‘risitë’ e projektit të copëtimit të Kosovës.”

Si duket, Bushati me këtë rast ka sulmuar të gjithë ata që dalin në mediat shqiptare për të demonstruar projektin, që sipas Bushatit ka të bëjë me copëtimin e Kosovës.

Pjesa më e madhe e komenteve në postimin e Ditmir Bushatit shkruajnë se bëhet fjalë për gazetarin Baton Haxhiu.

“Mos u çudisni me flamurin serb të vendosur nga Presidenti i Serbisë mbi hartën e Kosovës, përsa kohë hapësira jonë mediatike strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje ‘risitë’ e projektit të copëtimit të Kosovës!” shkruan Bushati.

vucic_copy.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img