Jill Biden do të jetë Zonja e Parë e SHBA që nga 20 janari, ditë kur pritet që bashkëshorti i saj Joe Biden të betohet si Presidenti i SHBA.
Çifti Biden ka postuar foton e parë si çift presidencial, ku shihen duke mbajtur një pankartë në dorë, e cila duket të jetë e vjetër, pasi shkruan “Dr dhe zv.presidenti Biden jeton këtu”.
Por Jill biden e ka fshehur pjesën ku lexon “zëvendës”, për të treguar që Joe Biden tashmë është Presidenti i ri, ndërsa krah fotos shkruan se “Joe Biden do të jetë president për të gjitha familjet tona”.
Ndërkohë presidenti i sapozgjedhur Joe Biden mban një kapele në të cilën shkruhet “ne sapo bëmë 46”, për të treguar se është presidenti i 46 në historinë e SHBA.
He will be a President for all of our families. pic.twitter.com/iGPKLMMIcK
— Dr. Jill Biden (@DrBiden) November 7, 2020