Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
3.1kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Fotoja e Berishës me Enver Hoxhën? Grida Duma: Betimin e hipokratit ta mbante edhe në parlament; si do e zgjidhin delegatët “non grata”-n me SHBA?

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka folur për situatën brenda kësaj force politike, ku ka përsëritur thirrjen e saj që mes demokratëve të mos ketë përçarje, pavarësisht kompromiseve që mund të bëhen nga lart.

E pyetur sesi e komenton ajo foton që qarkulloi në media, ku Sali Berisha shfaqej pranë Enver Hoxhës, deputetja tha në “News24” se doktori me profesionalizmin e tij ka arritur të shërbejë asokohe në Bllok.  

Pyetje: Si e komentoni foton e Berishës me Enver Hoxhën?

Duma: Nuk shikoj asgjë tek kjo foto. 80% e shqiptarëve kanë jetuar nën sistemin komunist. Nuk e ka fshehur ndonjëherë Berisha që ka studiuar në Francë. Ai hyn tek ambiciozët. Mendoj që një pjesë të betimit të hipokratit duhet ta kishte mbajtur edhe në politikë, por nuk e mbajti. Me profesionalizmin e tij ka arritur deri aty që të jetë pjesë e mjekëve që kanë shërbyer në bllok. Shqipëria ka ardhur në një moment që njerëzit që kanë punuar në sistemin komunist e kanë brenda tyre formësimin e atij sistemi dhe kjo ka ndikuar në lidershipin e tij të Partisë Demokratike.

Ndërsa për kuvendin e 11 Dhjetorit Duma u shpreh se e sheh si një pengmarrje të PD-ë. Sipas saj është e rëndësishme të dihet se nëse sipas skenarit të tyre kërkojnë shkarkimin e Lulzim Bashës,  në 11 dhjetor duhet të japin qëndrimin e tyre mbi vendimin e SHBA-ve, pasi në të kundërt çdo gjë është pengmarrje.

Pyetje: Kuvendi 11 dhjetorit?

Duma: Është një akumulim foltoresh, do të prodhojë një pengmarrje. E shkuara nuk është e ardhmja në asnjë ditë të jetës politike. Ajo gjuhë e foltores, ajo politikë e brohoritjes së liderit pa asnjë kritikë, ka një problem të madh kur t’i i drejtohesh të njëjtit njeri pas kaq vitesh kur ai nuk ka mbajtur premtimet.  Ne po punojmë për Kuvendin e datës 18, delegatët kanë firmosur me shumicë. Ajo që nuk kuptohet qartë është çështja që me datë 11 do të mblidhen disa njerëz që duan të shkarkojnë Bashën. Në këtë skenar do të vijë dikush tjetër, ky person apo Berisha vetë çfarë qëndrimi do të mbajnë me vendimin e SHBA-ve? Nëse Berisha u thotë demokratëve se nuk do e njoh vendimin e SHBA-së dhe u thotë demokratëve me mua do rrimë në rrugë dhe mendoni ju se një forcë pa institucion. Nuk është më çështja se çfarë do të ndodhë me datën 11 dhjetor. Duhet përgjigje se cili është qëndrimi që do mbajnë për vendimin e SHBA-ve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img