Hapësire reklamuese

Rajoni

Fotografoi votën, shoqërohet në polici një votues në Prizren

Shkruar nga Newsbomb

Një votues në Kosovë është shoqëruar për në polici, pasu ka fotografuar votën në një qendër votimi në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit në shkollën “Nazim Kokollari” në Prizren.

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 10:03.

Menaxherja në këtë qendër votimi, Belkize Hoxha tha se në këtë qendër një përfaqësuesi i KDI-së ka vërejtur se një votues ka fotografuar votën.

Sipas procedurave është njoftuar policia dhe personi është shoqëruar në komisariat.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.