Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
7.2kmh
75 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
17 °
Enj
14 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Fotografoi votën, por iku me vrap pasi u konstatua nga komisionerët, Policia shpall në kërkim 54-vjeçarin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 54-vjeçar me iniciale SH.T., është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës pasi u konstatua sot në mesditë duke fotografuar fletën e votimit brenda në KQV.

Pasi anëtarët e komisionit e konstatuan duke filmuar votën e tij kanë njoftuar policinë, por ai është larguar.

Këtij shtetasi i është bllokuar fleta e votimit dhe po vijojnë veprimet nga grupi hetimor lidhur me ngajrjen. Duhet theksuar se ky është një rast i përsëritur ditëne sotme.

Njoftimi i policisë/ Vlorë

Më datë 25.04.2021, rreth orës 13:18, është marrë njoftim nga Komisioni i Qendës së Votimit Nr. 4498/1, e cila ndodhet në konviktin e shkollës Industriale “Pavarsia”, pasi nga anëtarët e Komisionit është konstatuar një shtetas që po fotografonte votën e tij.

Me vendimin Nr. 1 të datës 25.04.2021, të Qendrës së Votimit, është kërkuar ndihma e Policisë së Shtetit.

Pas marrjes së vendimit, shërbimet e Policisë së DVP Vlorë kanë hyrë brenda qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para, shtetasi Sh. T., pas rregjistrimit dhe marrjes së fletës së votimit, dyshohet se ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit, por ka mundur të largohej nga qendra e votimit.

Shtetasit SH. T. i është bllokuar fleta e votimit dhe në vijim të veprimeve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit Sh. T., 54 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.

Më shumë




spot_img








spot_img