Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Fotografi shkodran i botës së egër, Jetmir Troshani “rrëmben” çmimin e parë në Itali

Shkruar nga Newsbomb

Fotografi shkodran i botës së egër, Jetmir Troshani, është vlerësuar me Çmimin e Parë dhe ka marrë Njohjen e Artë të Nderit në kategorinë Fotografia e Natyrës dhe Kafshëve të Egra nga “Fondo Internazionale per la Fotografia” (FIOF) Awards 2024.

Fotografia e tij që shfaq “Kërcimin e hutave” është vlerësuar maksimalisht në eventin “Orvieto Fotografia 2024”  mbajtur në Itali nga 15-17 mars 2024.

Në këtë kompeticion gjigan marrin pjesë me qindra fotografë, ndërsa Troshani me fotografin e tij, ka arritur të “rrëmbejë” çmimin e parë.

Lajmin e ka bërë me dije kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i cili shkrua se Jetmiri prej vitesh po kontribuon në fotografimin e kafshëve e shpendëve kudo në botë, por veçanërisht të Liqenit të Shkodrës.

“Veprat e tij artistike jo vetëm dokumentojnë pasurinë e faunës sonë, por edhe po ndikojnë drejtpërdrejt në promovimin e kësaj pasurie të jashtëzakonshme që ka Shkodra, ndaj jemi përzemërsisht falënderues! Shumë urime Jetmir Troshani!”, shkruan Becio ndër të tjera.

Jetmir Troshani Jetmir Troshani

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese