Hapësire reklamuese

Social Bomb

Fotografi i Kuvendit provokon për Arben Ahmetaj: Qofsh mirë vëlla, në Amerikën Latine

Shkruar nga Newsbomb

Vendndodhja e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj është veshur prej muajsh me mister, qëkur ai kaloi kufirin shqiptar nga Kakavija dhe i shpëtoi arrestimit të Prokurorisë së Posaçme. Herë thuhet se ai ndodhet në Angli e herë në Kanada.

Fotografi zyrtar i Kuvendit, Agim Rama ka rishpërndarë disa foto të Arben Ahmetaj, të cilat i përkasin 4 viteve më parë, dhe thotë se ai ndodhet në Amerikën Latine.

"Qofsh mire vella ne Ameriken latine, Arben Ahmetaj", shkruan fotografi teksa risjell momentet që ka fiksuar vetë katër vite më parë me aparat. Megjithatë, nuk dihet sa i vërtetë dhe i besueshëm është ky provokim i Agim Ramës.

Postimi i fotografit Agim Rama ne Facebook/Meta Postimi i fotografit Agim Rama ne Facebook/Meta

SPAK e akuzon ish-zëvendëskryeministrin për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim apo fshehje të pasurisë. Hetimet ndaj Arben Ahmetajt nisën në vitin 2022 dhe Prokuroria e Posaçme ka zbuluar prona dhe investime të padeklaruara të tij në 20 vjet, si dhe pagesa të tërthorta të përfituara si ryshfet nga biznesmenët e incineratorëve.

Arben Ahmetaj ka mbajtur disa poste të rëndësishme gjatë dhjetë viteve të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Ai ka qenë drejtues i Drejtorisë së Tatimeve, ministër i Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, ministër i Financave, zëvendëskryeministër dhe ministër i Rindërtimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese