Hapësire reklamuese

Social Bomb

Fotografi i famshëm mrekullohet nga bukuria shqiptare, imazhet e arbëreshëve publikohen në kopertinën e prestigjozes “Vogue” dhe “Elle” (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Fotografi i famshëm mrekullohet nga bukuria shqiptare, imazhet e

Fotografi i njohur i modës nga Peruja, Mario Testino ka përjetësuar përmes aparatit të tij bukurinë shqiptare të arbëreshëve të Italisë.

Pak kohë më parë ai vizitoi Horen e Arbëreshëve në Siçili për të parë nga afër kulturën e shqiptarëve të larguar nga atdheu i tyre shekuj më parë, ku imazhet e kapura atje u publikuan në kopertinat e revistës prestigjoze si: Vogue, Elle, Vanity Fair etj

Ai ka publikuar në Instagram foton e parë të shkrepur në Siçili ku janë vendosur arbëreshët, duke shkruar se takimi me ta ishte një eksperiencë e mahnitshme. 

Por fotografit Testino-s i ka bërë përshtypje fakti se arbëreshët nuk i kanë harruar kurrë traditat dhe lidhjet me vendin e të parëve.

“Elegance, gruaja Arbëreshe. Vitin e kaluar pata mundësinë që të fotografoj popullin Arbëresh me prejardhje shqiptare që mbërriti në Sicili disa shekuj më parë duke u bërë pjesë e Italisë, por duke mos i harruar kurrë traditat dhe lidhjet e tyre me vendin e të parëve.Takimi me ata ishte një eksperiencë e mahnitshme dhe më kujtoi mua si një Peruan se të largohesh nga vendlindja nuk do të thotë të humbasësh atë që ti je”, shkruan Mario Testino krahas fotos që poston në Instagram.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll