Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

FOTOALBUM/ Mes dhimbjes dhe trishtimit, përcillet për në banesën e fundit “Heroi i Kosovës”

Shkruar nga Newsbomb
FOTOALBUM/ Mes dhimbjes dhe trishtimit, përcillet për në

I është dhënë sot lamtumira e fundit efektivit Afrim Bunjaku, i cili u vra nga serbët të dielën në Banjskë të Zveçanit.

Trupi i pajetë i efektivit do të prehet në fshatin Samadrexhë të Vushtrisë në Kosovë. Në ceremoninë morën pjesë qindra qytetarë për t’i dhënë lamtumirën e fundit “Heroit të Kosovës”.

Në ceremoni morën pjesë dhe zyrtarët e lartë të shtetit si presidenti i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipëisë, Igli Hasani, Ministri i Mbrojtes së Shqipërisë, Taulant Balla dhe anëtarë të tjerë të qeverisë shqiptare e kosovare.

Kosova u zgjua të dielën me të shtëna armësh, ku në veri të vendit mbeti i vdekur polici Afrim Boshnjaku si dhe u plagos efektivi Alban Rashiti.  Ishte ora 02:34 ku efektivët e Policisë së Kosovës u njoftuan se në hyrje të fshatit Banjskë serbët kishin vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke bllokuar kështu lëvizjen.

FotoAlbum/ © Credits voxnews.al/

[gallery size="large" td_select_gallery_slide="slide" ids="739602,739603,739604,739605"]

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese