Hapësire reklamuese

Aktualitet

Foto zyrtare nga samiti, Komisioneri Varhelyi: BE ka vendosur 30 miliard euro për Planin Ekonomik, Ballkani Perëndimor duhet të jetë një

Shkruar nga Newsbomb
Foto zyrtare nga samiti, Komisioneri Varhelyi: BE ka vendosur 30 miliard euro

Komisioneri Oliver Varhelyi ndan foto zyrtare nga samiti që është zhvilluar sot në Tiranë, me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai thotë se BE ka vendosur të japë 30 miliardë euro për Planin Ekonomik të Investimeve.

“Plani Ekonomik dhe i Investimeve nuk do të funksionojë nëse Ballkani Perëndimor nuk funksionon si një”, shkruan ndër të tjera Varhelyi. “Nga bërja e realitetit e Tregut të Përbashkët Rajonal do të përfitojnë qytetarët dhe biznesi.”

Më tej, Komisioneri për Zgjerimin ka theksuar se BE është gati dhe ka vendosur të japë 30 miliard euro për këtë treg, por rajoni sipas tij është ai që duhet të jetë gati.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.