Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
35 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

FOTO/ Zbulohet kush është efektivi që është marrë i pandehur për dhunë ndaj Aldi Ramës, 21-vjeçari që vrau oficerin Saimir Hoxha

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Personi që shihni në foto është oficeri i policisë Myrteza Mehmetaj, i cili është marrë i pandehur nga Prokuroria e Lezhës, për dhune ndaj të arrestuarit  Aldi Rama.

Bëhet me dije se ndaj Mehmetaj organi i akuzës ka ngritur akuzën e “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, ndërsa prej vitit 2021 ai është larguar nga shërbimi në komisariatin e Lezhës dhe tashmë punon si specialist në policinë e Burgjeve, pranë burgut të Fushë-Krujës.

albsig

spring

Organi i akuzës u vu në lëvizje dhe regjistroi procedim penalë, pas kallëzimit të bërë nga 21-vjeçari Aldi Rama me pretendimin se ishte dhunuar e keqtrajtuar nga uniformat blu, kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë. Kujtojmë që pas daljes nga burgu Rama vrau me armë zjarri oficerin e policisë Saimir Hoxha.

Burime për media bëjnë me dije se ky oficer policie rezulton të jetë përfshirë dhe në konfliktin verbal me avokatet Gjergj Neli dhe Shaqe Marinaj, me datë 27 tetor të vitit 2020.

Si ndodhi ngjarja:

Saimir Hoxha së bashku me disa efektivë të tjerë ishin për të shkatërruar miniparcelë me drogë, ku u shkëmbyen me një makinë, ku edhe ndodhej autori Aldi Rama.

Grupi i kontrollit ka vendosur që ta ndalojë automjetin dhe të ushtrojë kontroll, në vendin e quajtur “Postblloku i Zonës së Mbrojtur Kune Vain”. Pasi iu është dhënë shenjë ndalimi, me qëllim verifikimin e tyre, automjeti është ndaluar dhe punonjësit e Policisë, pasi janë prezantuar si punonjës të Policisë së Shtetit, u kanë kërkuar personave që ndodhshin në automjet dokumentet e identifikimit dhe kanë ushtruar kontroll fizik tek shtetasit Armando Marku dhe Kristjan Sherri, të cilët kanë paraqitur dokumentet e identifikimit dhe i janë bindur kontrollit fizik të Policisë.

Në momentin që nënkomisar Saimir Hoxha i ka kërkuar dokumentin e identifikimit, shtetasit që ndodhej në sediljen e pasme të automjet, ai është shprehur se ”Unë nuk jam për tu kontrolluar…”, dhe ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë tip TT dhe e ka qëlluar me dy plumba oficerin e Policisë, duke e plagosur rëndë atë. Gjatë transportit për në spital, oficeri i Policisë ka gjetur vdekjen.

Pas 5 orësh kërkim Aldi Rama qëlloi veten me armë në kokë dhe ndërroi jetë në spital.

FOTO/ Zbulohet identiteti i policit që dhunoi në komisariat Aldi Ramën. Iku nga policia dhe punon specialist tek burgjet. Ne 2020 u perfshi ne nje konflikt verbal me dy avokat.

Myrteza Mehmetaj është punonjësi i policisë, i marrë i pandehur nga prokurori e Lezhës Françesk Ganaj, për dhune ndaj të arrestuarit  Aldi Rama, i cili pas daljes nga burgu vrau me armë zjarri oficerin e policisë, Saimir Hoxha. Ndaj Mehmetaj  organi i akuzës ka ngritur akuzën e “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, ndërsa prej vitit 2021 ai është larguar nga shërbimi në komisariatin e Lezhës dhe tashmë punon si specialist në policinë e Burgjeve, pranë burgut të Fushë-Krujës.

Ky oficer policie

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img