Hapësire reklamuese

Rajoni

FOTO/ Vrau 19-vjeçarin grek pa mëshirë, shqiptari futet në Gjykatë me anti-plumb

Shkruar nga Newsbomb

Shqiptari i cili qëlloi për vdekje Alkis Kampanos në Greqi ka dalë ditën e sotme përballë Gjykatës. Me jelek anti-plumb, i veshur në të zeza dhe me kokën ulur, 23-vjeçari shqiptari është futur në Gjykatë, ku jashtë saj është pritur nga familjarë të viktimës.

“E ke kuptuar të keqen që ke bërë”, këto ishin fjalët që të afërmit e 19-vjeçarit dëgjohet të bërtisnin teksa shqiptari po hynte në Gjykatë.

Mësohet se 23-vjeçari ka mohuar çdo akuzë, ndërsa policia është ende në kërkim personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, pranë stadiumit,  pas së zhvilluar mes dy ekipeve të Selanikut Aek-Paok.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.