Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
24 %
4.6kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

FOTO/ Vettingu i shkarkoi djalin, nëna e gjyqtarit proteston në seancë dhe akuzon për rryshfet trupën gjykuese

spot_img

Lajme të ngjashëm

Bevis Shehaj, gjyqtar i Gjykatës Administrative në Vlorë, është shkarkuar tre ditë më parë nga vettingu, shkruan newsbomb.al. Referuar vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkak u bë pasuria e madhe e prindërve të tij.

Pas shpalljes së vendimit, familjarët e gjyqtarit Shehaj të pranishëm në sallë e kundërshtuan me tone të larta vendimarrjen. Në fotot e shkrepura nga LSA, duket nëna e gjyqtarit të shkarkuar, e cila drejtoi gishtin nga trupa gjykuese dhe i akuzoi anëtarët për rryshfet.

Është dashur ndërhyrja e efektivëve të Gardës që qëndrojnë në sallat e seancave të vettingut për të qetësuar situatën.

Shehaj dha shpjegime dhe për një denoncim për kontakt të papërshtatshëm me xhaxhanë e tij të ndaluar në Itali për mbajtje të lëndëve narkotike. Në seancë u konstatuan gjithashtu balanca negative në vlera të mëdha për pasuritë e krijuara prej prindërve të subjektit, përpara se ky i fundit të emërohej si gjyqtar.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Bevis Shehaj u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte Tonci Petkovic.

Më shumë


spot_img









spot_img