Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO TRAGJIKE nga KAVAJA/ Si u vra me bukë në dorë 50-vjeçari që s’kishte asnjë lidhje me bandat

Shkruar nga Newsbomb

Mesditën e sotme Kavaja është tronditur nga përplasja me armë e dy grupeve të rinjsh.

Për pasojë ka mbetur i vdekur një kalimtar që s’kishte aspak lidhje me ngjarjen.

Ramazan Hasalliu, 50 vjeç, sapo kishte dalë nga furra e bukës kur plumbat e kanë kapur duke e lënë të vdekur në vend. Siç shihet nga kjo foto, buka ka mbetur në rrugë ndërsa pak metra më tutje, trupi i 50-vjeçarit gjendej i pajetë. Një foto tejet e dhimbshme që tregon se sa të pasigurtë jemi...

Kujtojmë se nga kjo ngjarje kriminale përveç Ramazan Hasalliut që humbi jetën, mbetën të plagosur edhe 5 persona të tjerë.

Njëri nga autorët Marjus Aliaj (autori i dyshuar), është arrestuar dhe mbahet në ruajtje nga shërbimet e Policisë në spitalin e Durrësit, pasi është i plagosur.

Ndërsa vëllai tjetër, D.Aliaj është shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë, të përfshirë në këtë ngjarje janë edhe dy vëllezërit, Eraldo dhe Eljo Hyka. Mësohet se Eraldo Hyka ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Durrësit.

Njoftimi i plotë i policise:

Kavajë / Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:30 në lagjen nr. 2 Kavajë, pas një konflikti mes disa personave, ka mbetur i vrarë shtetasi R. H., (kalimtar i rastit) dhe kanë mbetur të plagosur 5 shtetas, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe janë vënë në ndjekje të njërit prej tyre.

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit dhe nga veprimet paraprake dyshohet se autorët e ngjarjes janë dy vëllezër, shtetasit M. A dhe D. A.

Shtetasi M. A (autori i dyshuar), mbahet në ruajtje nga shërbimet e Policisë në spitalin e Durrësit, pasi është i plagosur.

Policia është vënë në ndjekje të autorit tjetër, shtetasit D. A. dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij

Policia ka bllokuar dy automjete që u përkasin pjesëtarëve të palëve që janë konfliktuar.

Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë disa persona dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

 

Screenshot_11.jpg

Screenshot_14.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu