Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

FOTO: Tharja e lumit zbulon gjurmë dinozaurësh

Lajme të ngjashëm

Gjurmë të reja dinozaurësh janë zbuluar në shtratin e një lumi të tharë nga vala e të nxehtit në Teksas të SHBA-së.

Për vite të tëra, gjurmët kishin qëndruar të fshehura nën shtresat sedimentare të lumit, në Parkun Shtetëror “Dinosaur” në Teksas, zonë që ka qenë e prekur nga thatësira e madhe gjatë kësaj vere.

Gjurmët datojnë 113 milionë vite më parë dhe i përkasin dy specieve, një theropod i quajtur Acrocanthosaurus dhe një sauropod i quajtur Sauroposeidon.

Acrocanthosaurus kanë qenë 4.5 metra të gjatë dhe peshonin rreth 7 ton, në moshë të rritur, ndërsa një Sauroposeidon ishte rreth 15 metra i gjatë dhe me një peshë prej 44 ton.


Më shumë