Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

FOTO/ Të veshura si nuse, i jepet lamtumira e fundit nënës dhe dy vajzave nga Fushë-Arrëzi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme janë përcjellë për në banesën e fundit nëna dhe dy vajzat të cilat humbën jetën në mënyrë tragjike në Fushë-Arrëz pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike.

Prena Kola 43 vjeçe, nëna e dy vajzave, Sidorela Kola 19 vjeçe dhe Ermira Kola 16 vjeçe, humbën jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike  të shkaktuar nga një defekt i lavatricces.

Të pranishëm në varrimin e tyre mësohet të kenë qenë të pranishëm të gjithë banorët e zonës, ndërkohë dy të rejat ishin veshur nuse teksa u përcollën drejt banesës së fundit.

Një grup ekspertësh nga Tirana më herët dolën në  përfundimin se nëna me dy vajzat humbën jetën për shkak të një defekti në lavatriçe.

Sipas raportit u bë me dije se energjia elektrike u përcoll nga defekti i lavattrices duke lënë kështu të vdekur në vend nënën me dy vajzat.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën ku njëra nga vajzat e familjes ka qenë duke bërë dush dhe ka rënë në kontakt me korrentin.

Motra e të resë ka vrapuar menjëherë drejt tualetit për ta ndihmuar por dhe vetë ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, sapo ka prekur dorezën e derës. Nëna e dy vajzave e tmerruar nga ngjarja, ka shkuar t’i shpëtonte ato, por fatkeqësisht ka gjetur dhe vetë vdekjen.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img