Hapësire reklamuese

Showbiz

FOTO/ "Të dua dhe ti e di", Kejvina i dërgon dron Luizit në “BBV”?

Shkruar nga Newsbomb

Marrëdhënia mes modeles Kejvina Kthella dhe Luiz Ejllit brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” nuk ishte aspak e mirë. Edhe përjashtimi i modeles nga ky spektakël erdhi si pasojë e shuplakës që ajo i dha Luizit.

Pas daljes së saj nga shtëpia Kejvina ka preferuar të qëndrojë në qetësi dhe reagimi i vetëm i saj ishte mbyllja e “Instagramit”.

Ndërkohë, sot në shtëpinë e Big Brother ka mbërritur një dron për Luizin i cili mendohet se është dërguar nga Kejvina

“Të dua dhe ti e di”, shkruhet në pankartë.

Në pankartën mbi dron ndodhet foto e Kejvinës me Luizin prandaj këngëtari është i bindur se droni është nisur nga ajo. Por nuk mendon njësoj Olta Gixhari.

“Nuk ta ka dërguar Kejvina atë, harroje. Ti atë e nxorre nga shtëpia, të të sjellë ajo dron. Mos u bëj naiv, Luiz. Nuk është i Kejvinës ai dron, nuk ma merr mendja. Ti e nxorre jashtë,” tha Olta.

Nga ana tjetër Luizi i ka thënë se arsyeja e vërtetë pse Kejvina është jashtë shtëpisë sot, në fakt ishte nxitja që i bëri Olta dhe Tea.

“Nuk e nxorra unë. E nxorre ti dhe Tea duke i thënë shumë mirë. Unë për këtë arsye nuk thashë asgjë. Doli se e karikuat ju. Ajo ka dalë jashtë prej gjyqit që iu bë mbrapa në shtëpi. Mënyra si keni reaguar ju. Ju thashë mos e shtyni, se po e karikoni për keq”, u shpreh Luizi.

Ndërkohë, në një reagim motra e modeles i ka vënë vulën duke thënë se droni është dërguar nga Kevina.

Ajo ka treguar se pas daljes së motrës së saj nga Big Brother kanë tentuar që ti kërkojnë falje Luizit dhe familjarëve të këngëtarit, por nuk janë lejuar.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll