Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO/ Superjahti 500 milionë dollarësh i Jeff Bezos ndalon në Portin e Durrësit

Shkruar nga Newsbomb

"Koru", një prej superjahteve më të mëdhenj me vela në botë, është ndaluar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit. Mjeti lundrues që ka në pronësi miliarderi Jeff Bezos ka tre direkë 70 metra të lartë dhe ëhstë i gjatë 127 metra, shkruan newsbomb.al.

"Jahti me gjatësi 127 metra, që mban flamurin e Ishujve Kajman, është bregëzuar në kalatën nr.4 të Portit detar. Ai u ndal sot në Durrës për shërbime dhe më pas do të vijojë lundrimin drejt Italisë", njofton Autoriteti Portual Durrës.

"Koru" është prodhim i vitit 2023 dhe është porositur tre vjet më parë nga Bezos pranë kompanisë "Oceanco" në Roterdam, Holandë. Ai i kërkoi kompanisë që t'i ndërtonte jahtin më të madh me vela në botë me një kosto të raportuar prej 500 milion dollarë.

[caption id="attachment_732169" align="alignnone" width="1600"]Superjahti "Koru" ne Portin e Durresit/ © Credits facebook.com/durresportauthority Superjahti "Koru" ne Portin e Durresit/ © Credits facebook.com/durresportauthority[/caption]

Superjahti me tre velat e tij gjigande arrin gjysmën e lartësisë së Piramidës së Madhe të Gizës.

Deri në 18 të ftuar mund të akomodohen në bordin e superjahtit, Koru , dhe ajo gjithashtu ka strehim për 36 anëtarë të ekuipazhit, duke përfshirë kapitenin e anijes. Në renditjen botërore për jahtet më të mëdhenj, superjahti, Koru, renditet në numrin 32.

Mjeti lundrues në pronësi të shefit të kompanisë së shitjeve "Amazon" ka një pistë të dedikuar për helikopter dhe një mininëndetëse për udhëtime të dedikuara, shkruan newsbomb.al.

[caption id="attachment_732170" align="alignnone" width="768"]Superjahti "Koru" ne Portin e Durresit/ © Credits facebook.com/durresportauthority Superjahti "Koru" ne Portin e Durresit/ © Credits facebook.com/durresportauthority[/caption]

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese