Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO/ Shkaktoi aksidentin me dy viktima në Tiranë, Emirjan Doko drejtonte mjetin i dehur, u fut me semafor të kuq, në makinë iu gjet armë

Shkruar nga Newsbomb

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë u shënua orët e para të mëngjesit të sotëm në Kryqëzimin e “21 Dhjetorit” në Tiranë.

Bëhet me dije se Emirjan Dako 30 vjeç, i cili drejtonte mjetin tip “Citroen”, ka qenë i dehur dhe ka kaluar me semafor të kuq, duke përplasur kështu mjetin me drejtues Luan Cenollari.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa makinat janë bërë "copë", ku si pasojë humbi jetën Luan Cenollari dhe pasagjeri që ndodhej në makinën e tij, Ali Bejo.

Burime për media bëjnë me dije se në makinën e Emirjan Doko, që shkaktoi edhe aksidentin i është gjetur një armë zjarri, tip pushkë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Foto nga aksidenti

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.